Te Interi janë në ankth, titullari rrezikon ndeshjen me Barcelonën për shkak të dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 20:42

Te Interi janë në ankth, titullari rrezikon ndeshjen me Barcelonën për shkak të dëmtimit

Interi do të presë në shtëpi Barcelonën ditën e martë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.Kandreva

Megjithatë zikaltërit rrezikojnë të mos kenë të gatshëm për këtë ndeshje, një nga lojtarët titullar të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Antonio Kandrevën, i cili u largua nga fusha i dëmtuar në ndeshjen me Romën.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, italiani nuk po shfaq shenja përmirësimi dhe është në rrezik për ndeshjen e së martës. Kanderva është kthyer në një titullar te Interi me ardhjen e Kontes, i cili e aktivizon atë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku për hir të së vërtetës futbollisti ka treguar paraqitje të shkëlqyera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"