Të huajt jashtë forme, te Luftëtari nuk dinë si të nisin kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2017 | 17:17

Të huajt jashtë forme, te Luftëtari nuk dinë si të nisin kampionatin

Ndërsa starti i kampionatit të 79-të të Kategorisë Superiore është në prag, dilemat për stafin teknik shtohen. Ruajtja e 70% të boshtit të skuadrës nga sezoni i kaluar, si dhe afrimet e merkaton e verës, duken se kanë vënë në vështirësi dyshen uruguaiane Fernandez-Crubelo.

Daniel-Fernandez-658x370

Rivaliteti duket se nis nga porta dhe kalon te mbrojtja dhe mesfusha. Ofensiva për stafin teknik të Luftëtarit, nisur nga futbollistët në dispozicion, duket se është reparti që do të kërkojë më shumë “arnime”, kur bëhet fjalë për mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë goli. Nunjez është opsioni i vetëm. Uruguaiani, edhe pse nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 përballjet miqësore, duket se do të jetë dhe pika e referimit në majë të sulmit gjirokastrit.

Në ditët e merkatos verore pranë Luftëtarit janë afruar futbollistë si: Fabricio Nunjez, Valdano Zeqaj, Fakundo Nasif, Bruno Toledo, Stivi Janku, Arsen Kasa, Mikel Hoxha, çka e vendosin më shumë në vështirësi stafin teknik për të përzgjedhur. Nga çfarë është konstatuar në ndeshjet testuese, porta ofron dilema të mëdha, pasi Ruci dhe Miraka ofrojnë të dy garanci.

Luftetari

Në mbrojtje Luftëtari pritet të rreshtohet me Rrapaj, Zeqaj, Beqiri, Rrapo, ndërsa në mesfushë Aleksi, Ramadani priten të jenë para mbrojtjes së Luftëtarit të mbështetur në sulm me Rrocën, Abazaj, Bregu. Gjithsesi mbetet një rebus më vete formatimi i 11-shes “tip”. Të huajt e ardhur rishtas nuk janë jashtë forme, ndaj dashur pa dashur më shumë kredite do të kenë të tjerët.

Luftetari

Alternativat

Nëse për portën janë Miraka me Rucin, për mbrojtjen veç Rrapajt, Zeqajt, Beqirit e Rrapos, janë edhe Nasif, Janku dhe Zguro. Në mesfushë Aleksi mund të dublohet nga Brahimaj, ndërsa Ramadani prej Hoxhajt, sakaq për ofensivën në vend të Rrocas është gati Zogaj, Bregu mund të zëvendësohet nga Toledo, Abazaj prej Lamçes dhe Nunjez nga Ahmetajt.

Axhenda

Pas pushimit, sot ekipi do të nisë përgatitjet për Teutën. Ashtu si edhe një sezon më parë, gjirokastritët do e nisin në transfertë. Nëse vjet u ndeshën me Partizanin, edhe këtë herë kalendari i rezervon një kundërshtar të vështirë.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"