Të hënën shorti i Ligës së Europës, çfarë duhet të shmangin ekipet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 16:30

Të hënën shorti i Ligës së Europës, çfarë duhet të shmangin ekipet e Superiores

Tri ekipe të Kategorisë Superiore, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen e turit të parë, të cilën UEFA e ka programuar për t’u luajtur më 27 gusht. Siç dihet, për të shmangur sistemin vajtjeardhje, do të luhet vetëm një takim, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar fusha në shortin që UEFA do të hedhë të hënën më 10 gusht.
lIGA E eUROPES
Kukësi, Laçi dhe Teuta janë me sytë nga Nioni i Zvicrës për të mësuar kundërshtarin, dhe mbi të gjitha, vendin se ku do të luhet ndeshja në këtë situatë të pazakontë prej Koronavirusit. Por cilët janë rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare? UEFA përcakton ndarjen në vazo në bazë të koeficientit dhe në turin e parë mes skuadrave të cilësuara favorite është Kukësi. Ndërsa Laçi dhe Teuta janë në vazon e skuadrave jofavorite dhe në letër rivalët që pritet të kenë, janë më të fortë. Skuadrat e të njëjtit shtet nuk mund të përballen në këtë tur. Laçi dhe Teuta rrezikojnë të luajnë ndaj ekipeve si Partizani i Beogradit (Serbi), Steaua e Bukureshtit (Rumani) dhe Malmoe (Suedi), por mund të kenë përballë edhe ekipin shqiptar të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës.

shortiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"