“Te goli mendova ditët e këqija para 2 vitesh te Laçi”, Kallaku: Fusha e lojës të çon në kampionat të fortë, nuk e di ku ka ndikuar arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:24

“Te goli mendova ditët e këqija para 2 vitesh te Laçi”, Kallaku: Fusha e lojës të çon në kampionat të fortë, nuk e di ku ka ndikuar arbitri

Sherif Kallaku gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës durrsake. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori u shpreh:

bandicam 2020-07-06 23-16-51-189

“Te goli mendova ditët e këqija që ndodhën para 2 vitesh kur isha te Laçi. Golin ia dedikoj babit te Emiljanos, që e shikon nga lartë, ashtu siç më shikon edhe mua babai. Të qëndrojë sa më i fortë dhe ta bëjë atë sa më krenar. U shfryva disi te goli. Ai nuk na la në baltë dhe erdhi luajti pas një dite tragjedie. Ia shumë i lumtur që edhe ne ia shpërbluam. Edhe në rast barazimi do t’i ishim borxhli.

Jam më afër portë, kjo vjen edhe në bazë të eksperiencë. Është kampionati i tretë në Superiore. Ekipi më jep një shtysë të madhe që të shënoj. Shpresoj që në ndeshjet në vazhdim t’i shpërblej me sa më shumë gol.

I bëra hyzmetin goditjes së dënimit, është çështje fate. Duhet t’i gjuaj të gjitha ndeshjet kështu. Shpresoj ta kem rregulluar shënjestrën avash avash.

Kam edhe disa ndeshje me Teutën. Dëshira ime është të shkoj në një kampionat sa më të fortë. Ajo më bën që të argëtohem në fushë. Nuk mendoj që do iki, por mendoj për ndeshjen e ardhshme. Fusha e lojës të çon në kampionat të fortë. Ishte një ndeshje e luftuar dhe nuk e di ku ka ndikuar arbitri. Sot nuk pashë ndonjë ndikim. Gjithsesi ndoshta edhe gabohem, por ngelet për t’u parë”, u shpreh Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"