Të gjithë të magjepsur pas Milanit, Kapelo: Cilësia kuqezi bëri diferencën, Pioli i ka dhënë identitet ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 8:41

Të gjithë të magjepsur pas Milanit, Kapelo: Cilësia kuqezi bëri diferencën, Pioli i ka dhënë identitet ekipit

Fabio Kapelo, përmes mikrofonave të “Sky Sport”, foli për suksesin e Milanit ndaj Torinos. Ish-trajneri nënvizoi punën e shkëlqyer të Piolit, por edhe atë të arbitrit Aureliano që drejtonte për herë të parë një ndeshje të kuqezinjve.

kapelo

“Pashë një Milan shumë të përulur. Torino ishte superior, bëri një lojë të shkëlqyer duke markuar ‘tek për tek’. Ekipi i Juriçit kishte më shumë cilësi se Milani dhe do të veçoja edhe arbitrimin: një drejtim fantastik, lojtarët e kuptuan që të hidheshin në tokë nuk vlente asgjë.

Personalisht u argëtova, pashë një Milan kompakt, që i pranoi vuajtjet dhe ishte në gjendje të bënte diçka më shumë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Të gjithë, nga i pari tek i fundit, u sakrifikuan ndryshe nga ajo që pamë kundër Bolonjës. Pioli ka bërë një punë të madhe dhe Milani i tij arrin të kompensojë situatat, edhe kur nuk ka lojtarë të rëndësishëm. Ai ka dhënë identitet dhe di të lexojë mirë ndeshje”, deklaroi Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"