Të gjithë të gatshëm kundër Kukësit, Daja në vështirësi për të vendosur 11-shen kundër verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 21:50

Të gjithë të gatshëm kundër Kukësit, Daja në vështirësi për të vendosur 11-shen kundër verilindorëve

Skënderbeu do të luajë ditën e hënë një takim me peshë teksa pret në shtëpi Kukësin. Trajneri i bardhekuqve Ilir Daja ka luksin të ketë të plotë kontigjentin e skuadrës korçare, por dëshira e të gjitha lojtarëve për të luajtur që nga minuta e parë si titullar ndaj verilindorëve e ka futur në mendime të thella teknikun kryeqytetas.

ilir daja1

Rikthimet e shumta dhe i gjithë grupi thuajse i gatshëm për këtë takim kanë shtuar dilemat e Ilir Dajës për formacionin. Me rikthimin e Elezit, Pollozhanit dhe Imamit, por edhe me Krasniqin dhe Ndekin të gatshëm për të luajtur titullarë, problemet janë shtuar për Dajën. Trajneri ka vështirësi në ndërtimin e formacionit dhe nuk dihet se kë do të lërë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit.

Agon Elezi

Pollozhani-Shkurtaj

imami

avdyli krasniqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"