Të gjithë të gatshëm, ja si pritet të jetë formacioni i Partizanit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 23:14

Të gjithë të gatshëm, ja si pritet të jetë formacioni i Partizanit ndaj Vllaznisë

Roberto Dominguez dhe Ferhan Hasani do të rikthehen sot në stërvitje me klubin e kuq, pasi nuk ia kanë dalë të jenë të gatshëm për trajnerin Daja që në seancën e djeshme stërvitore. Përgatitjet anti-Vllaznia janë shtuar ndjeshëm dhe futbollistët e tjerë kanë marrë gjithë ngarkesën e duhur për këtë sfidë tepër delikate, si dhe tashmë kanë filluar të mësojnë dhe anën taktike se si do të luhet kjo sfidë.

Partizani goli 2

FORMACIONI – Kapiteni Alban Hoxha, si gjithmonë mes shtyllave. Bitri dhe Belica në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hakaj dhe Mala nga krahët. Murataj, Broja dhe Bardhi në mesfushë, ndërsa në sulm, Zhunior merr vendin e tij të titullarit në qendër, i mbështetur nga Asani dhe Çinari.

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"