Të gjithë sytë e botës te supersfida Spanjë-Gjermani, ja katër duelet e ditës së diel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 22:09

Të gjithë sytë e botës te supersfida Spanjë-Gjermani, ja katër duelet e ditës së diel

Të gjithë sytë e botës ditën e nesërme (27 nëntor), do të jenë te supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohen në orën 20:00, një duel titanësh i cili pritet të jetë tepër vendimtar për fatet e skuadrave, kryesisht për Gjermaninë që vjen pas humbjes me Japoninë.

SPAIN GJERMANI

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera, dita do të nisë me duelin mes Japonisë dhe Kosta Rikës që do të luhet në orën 11:00, për të vijuar më pas me Belgjikë-Marok në orën 14:00 dhe Kroaci-Kanada në orën 17:00.

Përballje këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me një objektiv të vetëm… fitoren.

ndeshjet

PANORAMASPORT.AL

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"