Të gjithë “pretendentë”, por në fund kryeson i vetëm Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2016 | 22:54

Të gjithë “pretendentë”, por në fund kryeson i vetëm Skënderbeu

Dy javët e para të Kategorisë Superiore kanë vërtetuar më së miri se të gjithë ata që synojnë t’i rrëmbejnë titullin Skënderbeut, duhet të bëjnë hapin cilësor sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi rrezikojnë që në tetor të shohin nga larg ekipin korçar.

skenderbeu salihi

Kundër çdo pritshmërie, ekipi i drejtuar nga Andrea Agostineli, e sheh veten që tani në avantazh të dy pikëve, në një sezon ku në teori, duhej të kishte pasur një rivalitet më të fortë nga ekipe si Partizani, Kukësi, Tirana e Flamurtari, të cilët ishin përforcuar gjatë verës me qëllimin e vetëm për të ndaluar dominimin e korçarëve.

partizani vllaznia

Nga këto skuadra pretendente, Tirana është ende në kërkim të golit pas dy ndeshjesh, ndërsa Partizani e ka gjetur vetëm me një penallti shumë të diskutueshme në shtesën e takimit të javës së parë ndaj Luftëtarit.

tirana

Në pritje të golit të parë pas dy javësh dhe me forcë sulmuese që ka lënë shumë për të dëshiruar në 180 minutat e luajtura nga ky sezon janë edhe Laçi, Luftëtari, Vllaznia e Teuta, të gjithë rivalët e radhës të Skënderbeut. Në një situatë të tillë, korçarët mund të shfrytëzojnë momentin për të krijuar një diferencë edhe më të thellë në javët në vazhdim, për të mbytur kampionatin pa filluar mirë.

skenderbeu flamurtari

Kategoria Superiore

Java 2

Korabi-Skënderbeu 0-2

13’ Jashanica, 76’ Salihi

Laçi-Tirana 0-0

Flamurtari-Luftëtari 5-0

3’, 63’ Shkodra, 9’ Bushiç, 33’ Galiç, 72’ Shehaj

Kukësi-Teuta 3-0

58’ (p), 81’ Pejiç, 90’+1’ Greca

Partizani-Vllaznia 0-0

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Kukësi 4, Partizani 4, Flamurtari 3, Laçi 2, Tirana 2, Vllaznia 2, Korabi 1, Teuta 1, Luftëtari 0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"