Të gjithë në gadishmëri për Skënderbeun, Teuta s’ka kohë për pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 15:11

Të gjithë në gadishmëri për Skënderbeun, Teuta s’ka kohë për pushim

Nuk ka kohë për të pushuar te Teuta. Edhe pse të enjten luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë, durrsakët kanë zbritur direkt në fushë. Seanca ka nisur në orën 20:00 dhe grupi është ndarë në dysh. Titullarët që ishin në fushë kundër Kukësit, kryen vetëm disa vrapime dhe ushtrimeve rigjeneruese.
teuta
E kundërta ndodhi me pjesën tjetër, që mori ngarkesë maksimale. Durrsakët do të presin të hënën Skënderbeun për llogari të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Nëse duan që të mos e lëshojnë vendin e tretë, me patjetër duhet të fitojnë dhe për këtë motiv stafi teknik po punon që të perfeksionojë manovrën në të dyja fazat e lojës deri në ditën e ndeshjes. Mungesa për fat nuk kanë, as prej dëmtimeve dhe as pezullimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"