“Të gjithë mendojnë për Guardiolën”, flet Anjeli: Konte është Juventusi, javën e kaluar u takova me trajnerin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 23:48

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Seria A

“Të gjithë mendojnë për Guardiolën”, flet Anjeli: Konte është Juventusi, javën e kaluar u takova me trajnerin…

Andera Anjeli në një intervistë të dhënë për “Radio 24”, ka thënë se pavarësisht se Konte tashmë drejton rivalët e Interit, përsëri ai mbetet një legjendë e Juventusit.Alegri Anjeli

Gjithastu numri 1 i bardhezinjve u shpreh se të gjithë mendojnë për Guardiolën, por nëse ai është i lumtur te Sitit vështirëta lëvizësh. “Alegri? Unë mbetem mik me atë. U takuam së bashku javën e kaluar, kam vetëm vlerësim dhe fjalë të mira për të. Konte? Ne mendojmë për atë që duam dhe donim Sarrin.

Konte është një flamur i Juventusit, kapiten dhe ka fituar tituj me këtë skuadër. Konte është Juventusi. Kam një raport miqësor me të, ashtu siç duhet të jetë. Ai është një profesionit dhe zgjodhi Interin, ku do të përpiqet të fitojë titullin.Anjeli-konte

Do të ishte e pavërtetë që askush të mos mendojë për Guardiolën, por sot duhet të vlerësosh momentin ku jeton, si çdo profesionist. Nëse dikush është i lumtur në një vend, është e vështirë të lëvizë që atje.”, u shpreh Anjeli.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com