Të gjithë me sy nga bashkia, zbulohet programi i Pogradecit për stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 23:35

Të gjithë me sy nga bashkia, zbulohet programi i Pogradecit për stërvitjen

Sezoni 2021-2022 do të nisë më 11 shtator, por në Pogradec janë në “ajër”. Ende nuk kanë një datë të saktë për startin e përgatitjeve të verës dhe kjo shqetëson jo pak stafin teknik.

abazaj

Të gjithë i kanë “sytë” nga bashkia, pasi është ajo që do të marrë vendimin. Edhe pse kanë nisur procedurat e shitjes së klubit, ky institucion mbetet momentalisht burimi i vetëm i të ardhurave. Lojtarët nuk po pushojnë plotësisht, teksa vazhdojnë punën individualisht dhe klima në qytetin liqenor ua bën më të lehtë.

Ardian Abazaj e ka një plan paraprak për fazën përgatitore, ndërsa garanton se ndryshimet në organikë do të jenë minimale. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë: “Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për fillimin e përgatitjeve. Jemi brenda afatit të duhur. Nuk na mundon faktori kohë, por duhet të kemi në dispozicion një fazë përgatitjesh të paktën gjashtëjavore.

Unë besoj se nga mesi i muajit korrik ne do të jemi gati për fillimin e fazës përgatitore. Natyrisht na duhet kohë edhe për të menduar për merkaton, por nga informacionet që kam, grupi do të jetë ai i sezonit të shkuar me ndonjë ndryshim të vogël sa u takon largimeve, por edhe afrimeve. Për momentin nuk mund të them asgjë zyrtarisht”. Duket se drejtuesit e Bashkisë Pogradec janë në pritje të ankandit për shitjen e aksioneve. Kjo zgjidhje ka krijuar një lloj skepticizmi, sidomos kur dihet që nuk ka të interesuar zyrtarisht. Në klub shpresojnë që situata të marrë drejtim një orë e më parë, pasi u druhen rrjedhjeve. Shumë futbollistë të Pogradecit janë në fokus të ekipeve të tjera dhe në mungesë të një kontrate, mund të ikin pa pengesë.

ROMEO XINXIFI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"