“Të gjithë më dinin të fortë, por isha një derr”- Majk Tajson tregon jetën në burg: Lashë shtatzënë një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 19:44

“Të gjithë më dinin të fortë, por isha një derr”- Majk Tajson tregon jetën në burg: Lashë shtatzënë një…

Majk Tajson ka zbuluar se la shtatzënë një punonjëse burgu, teksa vuante dënimin për përdhunim. Karriera e legjendës së boksit u shkatërrua pasi u dënua në vitin 1991 me gjashtë vite burg për përdhunim në Indiana.

Ai u la i lirë në vitin 1995 pasi vuajti më pak se tre vjet dënim.

Tayson, i cili po kthehet në ring në moshën 54-vjeçare për të luftuar kundër Rojs Xhons Zhunior në nëntor, foli hapur për jetën pas hekurave.

“Mendova se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte një njeriu,”- rrëfeu boksieri amerikan në episodin Hotboxin’ With Mike Tyson, që prezantohej nga Xhim Grej.

Më pas vazhdoi të shpjegonte takimin seksual që kishte me një punonjëse të burgut: “Kisha një të dashur dhe lash shtatzënë një vajzë në burg. Po jetoja një jetë në burg. Thjesht kështu duhej të ishte. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më dhanë atë që doja. Të gjithë më flisnin sikur të isha një djalë i fortë. Por isha thjesht një derr.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"