“Të gjithë lojtarët luajnë në liga të mëdha europiane”, Laçi para sfidës me Izraelin: E meritojmë vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 14:46

“Të gjithë lojtarët luajnë në liga të mëdha europiane”, Laçi para sfidës me Izraelin: E meritojmë vendin e parë

Shqipëria do të ndeshet kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, me Kombëtaren shqiptare që do të kërkojë patjetër fitoren. Në konferencën për mediat, mesfushori kuqezi, Qazim Laçi, u shpreh se skuadra është gati për ta fituar këtë ndeshje.

laci

“Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa dhe që të jetë ekipi më agresiv. Ky është futbolli që i pëlqen edhe trajnerit. T’i bëjmë presing ekipit sa më shumë, që ekipi të fitojë sa më shumë topa nga zona e Izraelit. Atë besoj dhe unë se do të jetë gjë e mirë.

Ndihem gati. Ekipi e ka treguar, edhe unë po ashtu. Do mundohemi të jemi të gjithë gati, sidomos unë dhe lojtarët e tjerë të ekipit. Në mesfushë janë shumë lojtarë për momentin. Të gjithë po përgatiten shumë mirë për të fituar ndeshjen.

Do kemi pak presion vetëm për të fituar ndeshjen, por nuk besoj se ekipi ka presion për momentin. Atë që thashë më përpara, ekipi po punon shumë mirë për momentin. Jemi të gjithë gati kur të ikim në Izrael, të fitojmë këtë ndeshje dhe për të marrë këto tre pikë. Duhet të marrim vendin e parë në grup. Për këtë ndeshje besoj se të gjithë lojtarët janë të përgatitur 100%, nga portieri deri te sulmuesi. Do të mundohemi të japim maksimumin dhe të tregojmë që kemi vlerat, kemi dhe dëshirat për të marrë tre pikët që të vijmë sërish në Shqipëri, kundër Islandës, që të marrim e këtu tre pikët. Besoj se ky grup e meriton vendin e parë.

Jam shumë i kënaqur se ka disa vite që ekipi po luftonte shumë për t’u futur në kategorinë e parë. Edhe për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe, pasi kam 6 vite te ekipi edhe ja arrita të futesha në elitën e futbollit francez. Jam shumë i kënaqur dhe besoj se do të më ndihmojë shumë edhe mua personalisht, por edhe te ekipi kombëtar. Të gjithë lojtarët janë në kategori të mëdha në të gjithë Europën. Kjo rrit konkurrencën dhe njëkohësisht edhe nivelin e ekipit.

Kemi disa lojtarë që e kanë ndihmuar shumë ekipin kombëtar. Edhe trajneri ka munduar që të bëjë disa skema ndryshe. Me ata lojtarë që kemi në dispozicion do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Besoj se edhe lojtarët që kanë ardhur tani do të japin maksimumin 100% për të fituar ndeshjen. Do të jetë një sfidë shumë e fortë, edhe nga ana fizike, por edhe nga ana psikologjike. Kemi humbur ndeshjen e parë, por kemi punuar dhe besoj se jemi gati që në Izrael të marrim tre pikët”, u shpreh Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"