“Të gjithë kanë të drejtë të flasin sot”, Kolela thumbon përsëri Partizanin: Merkato nuk është në dorën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 18:28

“Të gjithë kanë të drejtë të flasin sot”, Kolela thumbon përsëri Partizanin: Merkato nuk është në dorën time

Partizani vazhdon të mos fitojë dhe trajneri Xhovani Kolela këtë herë ka dalë hapur kundër lojtarëve dhe klubit. Ai ka kritikuar pas humbjes me Teutën të gjithë futbollistët, ndërsa ka thumbuar klubin për shkak të merkatos duke thënë se afrimet e largimet nuk ishin në dorën e tij.

kolela

“Mendoj se sot gjithkush që ka diçka për të thënë, ka të drejtë. Jemi të pambrojtshëm, ndeshje shumë e keqe. Kur bën keq-keq, nuk ka komente që mund të bësh.

Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di të gjej diçka nga e cila të jem i kënaqur.

Në futboll është kjo ide. Kemi bërë një pikë në tre ndeshje dhe është e dukshme, por sipas meje po bëjmë më keq në aspektin e lojës që ofrojmë.

Merkatoja nuk është çështje e imja dhe jo se humba, nuk është se ndyrshon kjo. Nëse do të vazhdoni të flitni për merkaton, shkoj në shtëpi. Menish dhe Da Silva, meqë nuk luanin prej kohësh, nuk mund të them se bënë më keq se të tjerët. Pastaj fakti që nuk jam i kënaqur nga askush…

Rexhepi në stol? Zgjedhje teknike. Kur luan Rexhepi, do të luajë Rexhepi, kur luan Albani, do të jetë Albani. Duke marrë në konsideratë largimin e lojtarëve të formacionit, mendova të vendosja në portë një lojtar me eksperiencë. Nuk ka të bëjë nëse ka gabuar Rexhepi apo jo, janë zgjedhje të miat. Kam ndryshuar diçka dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë, nuk është se dal e them që njëri ka luajtur keq apo mirë, por bëhen edhe për atë që mund të ndikojë te ekipi. Duke dashur të ndërroj një element të rëndësishëm si Bitri, preferova Hoxhën në portë”, tha Kolela për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"