“Të gjithë ishin gati për të na kryqëzuar”, Dibala mesazh rivalëve: Kjo është Juvja!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 23:35

“Të gjithë ishin gati për të na kryqëzuar”, Dibala mesazh rivalëve: Kjo është Juvja!

Dopieta e tij i dha fitoren me përmbysje Juventusit në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës, dhe Paulo Dibala nuk e fsheh aspak gëzimin për dy golat.

dibalaaa

Në mikrofonët e “Sky Sport” pas ndeshjes, argjentinasi u shpreh se golat i duheshin në këtë periudhë, ndërkohë që lëshoi edhe një mesazh për rivalët, se kjo është Juvja.

DOPIETA – Ishte një ndeshje e bukur në aspektin personal. Shënova dy gola, dhe më duheshin. Jam i lumtur për fitoren sepse ndeshja ishte e vështirë. Vuajtëm, por më pas patëm eksperiencën dhe aftësinë për të fituar ndeshjen.

TREDHËMBËSH ME HIGUAININ E RONALDON – Nëse nuk do fitonim, të gjithë do ishin gati për të na sulmuar. Besoj se duhet të punojmë bashkë, trajneri ka idetë e tij.

MESAZH PËR FITIMIN E CHAMPIONS – Mendoj se sonte dhamë të njëjtin mesazh si gjithmonë, se kjo është Juvja, një ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë, por mendoj se mund të bëjmë edhe më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"