“Të gjithë e patë çfarë padrejtësie më bënë”, reagon Florian Marku: S’dorëzohem gjallë a vdekur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 23:23

“Të gjithë e patë çfarë padrejtësie më bënë”, reagon Florian Marku: S’dorëzohem gjallë a vdekur…

Ndeshja e 8 në ringun profesionist për Florian Markun është mbyllur me një rezultat të çuditshëm. Boksieri shqiptar, është ndarë në barazimin 76-76 me britanikun Xhemi Stjuart, pasi gjyqtari vendosi që të ndajë pikët në 76-76. Një rezultat që ka acaruar me të drejtë Markun, për të cilin të gjithë ishin të bindur se do të siguronte fitoren e radhës, pasi kishte dominuar sfidën dhe kishte arritur edhe të hidhte në raundin e dytë kundërshtarin.

131300876_2823423444541031_5869909275001653974_o

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Marku shpreh zhgënjimin për vendimin e gjyqtarit, teksa deklaron se s’do dorëzohet gjallë a vdekur deri sa të arrijë qëllimin.

REAGIMI I MARKUT:

“Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bënë live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitu. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart. Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë. S’diskutoheshe fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë, kush me njeh e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur deri sa t’ja arrij qëllimit tim.

Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe. Të them të drejtën se kam prit. Jeta vazhdon! Unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim dhe as s’ka për të qenë, edhe pse gjyqtari e shkroi ashtu, por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do shplodhem 3-4 ditë dhe do të përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe”.

Florian Marku665

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"