“Të gjithë e morën përgjigjen, tani bëhet më e vështirë për Vllazninë”, Djarmati: Ju tregoj lojtarin që mund të luajë me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:12

“Të gjithë e morën përgjigjen, tani bëhet më e vështirë për Vllazninë”, Djarmati: Ju tregoj lojtarin që mund të luajë me Kombëtaren

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati është shprehur se me fitoren e Vllaznisë ndaj Tiranës, të gjithë e morën përgjigjen. Për “Zona Gol” ai është shprehur se tashëm do bëhet më e vështirë rruga për Vllazninë, pasi kundërshtarët do e vlerësojnë më shumë.

djarmati

“Sot përqendrimi ishte te Tirana, por nga nesër fillojnë përgatitjet për Teutën. Kur them për Teutën, them për çdo lojtar të Teutës, do i analizojmë të gjithë. Përqendrimi do të jetë vetëm te durrsakët. Janë qartësuar të gjitha pozicionet sportive në klub. Pjesa sportive deri tani funksionin në mënyrë perfekte. Brdariç është shumë detajist dhe kërkon t’i dijë të gjitha dhe është shumë kërkues.

Sot të gjithë morën përgjigjen se ne jemi një ekip serioz. Se në çfarë vendi do renditemi, ajo është në dorën tonë. Tashmë gjithçka vështirësohet për ne, pasi do na marrin shumë seriozisht skuadrat kundërshtare. Mungesa e tifozëve është diçka aspak e mirë.

Lojtari që ka bërë më shumë përshtypje? Nuk dua të veçoj një lojtar. Lojtari më i mirë është grupi. Gurishta është një lojtar që mund të luajë me Kombëtaren.

Merkato e janarit? Mund të them se lista për në janar e kemi gati dhe po përgatitemi për këtë.”, u shpreh Djarmati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"