“Të gjithë e dinë situatën që lamë pas, futbollistët e kalojnë më shpejtë virusin”, Shehi: Me Partizanin s’ka favorit, ja si do përgatitet Tirana nga ana psikologjike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 22:05

“Të gjithë e dinë situatën që lamë pas, futbollistët e kalojnë më shpejtë virusin”, Shehi: Me Partizanin s’ka favorit, ja si do përgatitet Tirana nga ana psikologjike

Trajneri Orges Shehi ishte mjaft i kënaqur me 3 pikëshin e marrë ndaj Teutës, që e ngjit Tiranën në krye të kampionatit duke marrë arratinë nga rivalët e tjerë. Pas ndeshjes, Shehi u shpreh: 

Shehi

Ndeshja: Për situatën që kaluam ishim të vetëdijshëm për të gjithë lojtarët që do të kishim në dispoziocn. Filluam që të hënën kur u plotësuam, luajtëm me këtë vendosje për t’iu përshtatur kundërshtarit dhe nevojave tona pasi ishim në situatë alarmante.

Sulmi: Ne jo në këtë ndeshje, por dhe në të tjera kemi dalë para portës, varet si e përgatit ndeshjes, sot e kishim përgatitur nga thellësia me Xhixhën që nisej shpejt, dhe në bzë të kundërshtarit. Duhet të marrësh masa për të bërë mirë.

Toli apo Totre: Këta të dy kishin detyra specifike, Toli kishte detyre për të shkuar drejt Kallakut, që është shumë i mirë dhe ka pasimin e fundit, dhe Toli kishte për detyre të markonte Kallakun, por jo të humbte pozicionin. Toli kishte detyre në fazë mbrojtës të rrinte afër mbajtësve, dhe te sulmuesit Totre të vertikalizonte, gjë që e bën mjaft mirë.

Deklarata e Edi Martinit: Situatën tonë të gjithë e dimë, dhe mezi kemi rikuperuar Hoxhallarin për ta rikuperuar nga e pra, Unë jam trajner, jo doktor. Dihet që futbollistë e kalojnë Covid me shpejtë, e patë vetë në ça gjendje ishte Ngo dhe Taulant Seferi, përgjigja ime është unë nuk jam doktor por trajner dhe mora masat për sfidën.

Kalendari i vështirë: Në mentalitetin tim, skuadra përgatitet t’i shijojë ndeshjet, pasi ka forcë, karakter cilësi, në sfidat e forta i them skuadrës t’i shijojë, sepse duke i shijuar dhe besuar, ia del, jo duke hyrë në presion. Fati ndihmon guximtarët dhe do përpiqemi.

Motivimi për derbin dhe frikë nga Partizani: Derbi nuk ka favorit asnjëherë, edhe kur skuadra janë poshtë. Për derbin të gjithë mendojmë që pas fitores të sotme do mendoj për derbin, është ndeshje speciale për të bërë krenar veten e tyre, familjen dhe tifozët.

Ngarkesa psikologjike: Ka ngarkesë, mentaliteti duhet transmetuar lojtareve që nuk duhet të jenë euforik. Derbi ka ngarkesë emocionale, nuk duhet të kalojmë në mbingarkesë, dhe vjet kur humbëm derbin 0-1, shkuam fitoren në Laç, të nesërme u thashë lojtarëve, nuk kemi çfarë kthejmë, por duhet të ringrihemi.

Presion si kryesues: Sigurisht kur je pjesë e një skuadre të madhe, e kampionëve më të mëdhenj të Shqipërisë ka presion, kur je në krye shtohen pritshmëritë, duhet të jemi të bashkuar dhe të përmirësohemi që të kemi premisa për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"