“Të gjithë e dinë që unë vetëm shënoj gola”, sulmuesi i Apolonisë surprizon me intervistën për mediat ganeze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 19:00

“Të gjithë e dinë që unë vetëm shënoj gola”, sulmuesi i Apolonisë surprizon me intervistën për mediat ganeze

Bernard Artur, sulmuesi më i ri i Apolonisë, në një prononcim për mediat ganeze pohoi se detyra e tij është të shënojë sa më shumë gola dhe këtë gjë shpreson ta realizojë edhe te skuadra fierake, në mënyrë që ta ndihmojë klubin në arritjen e objektivave.

IMG_20201001_052558-681x456

“Të gjithë e dinë që unë vetëm shënoj gola, por që të jesh në gjendje të shënosh, duhet edhe mbështetja e lojtarëve të tjerë të skuadrës. Objektivi im është ta ndihmoj klubin që të sigurojë një pozicionim sa më të mirë në kampionat e në këtë mënyrë edhe unë e tregoj veten duke shënuar gola.

Kur vjen puna për golat e shënuar, unë nuk vendos kurrë një objektiv. Thjesht, unë duhet të punoj shumë, në mënyrë që të realizoj ndeshje pas ndeshjeje për klubin”, u shpreh Artur për radion ganeze “Bryt FM”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"