Të gjithë duan fanellën e tij, Mesi: Unë ia kam kërkuar vetëm një futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2017 | 13:41

Të gjithë duan fanellën e tij, Mesi: Unë ia kam kërkuar vetëm një futbollisti

Të duash të shkëmbesh fanellën me një nga futbollistët më të mirë në botë nuk është gjë e re, madje një dëshirë të tillë e kanë edhe lojtarë të niveleve shumë të larta. Pas përfundimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, Bonuci dhe Kielini u panë të diskutonin mes tyre se kush do t’ia merrte fanellën argjentinasit Lionel Mesi.

mesi

Por një “problem” të tillë sigurisht që nuk e ka vetë Lionel Mesi, të cilit nuk është se i mbetet ndonjëherë radhë t’i kërkojë dikujt fanellën edhe nëse do të dëshironte. Megjithatë, në një prononcim për mediat spanjolle, sulmuesi i Barcelonës ka zbuluar se gjatë karrierës së tij i ka kërkuar vetëm një futbollisti që të shkëmbejnë fanellat.

zidan

“Unë nuk jam tip që kërkoj të shkëmbej fanellat. E kam bërë vetëm një herë, ia kam kërkuar Zidanit. Zakonisht nëse te kundërshtari ka një argjentinas, e shkëmbej me të fanellën, nëse jo atëherë me këdo që ma kërkon. Nëse nuk ma kërkon njeri, unë nuk bëj ndonjë veprim”, tha Mesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"