Të gjithë biletat në Rusi të shitura, përveç qytetit famëkeq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 23:35

Të gjithë biletat në Rusi të shitura, përveç qytetit famëkeq

Në 14 qershor do të nis eventi më i madh futbollistik për kombëtare, Kupa e Botës. Ndeshja hapëse do të jetë mes vendasve të Rusisë dhe Arabisë Saudite. Interesimi për bileta është i jashtëzakonshëm. Aq sa mund të themi se të gjitha biletat janë ezauruar nga tifozët.

boterori

Kanë ngelur çuditërisht në treg bileta për 4 ndeshje. Fakti që e bën akoma më të çuditshëm këtë është se këto 4 ndeshje do të luhen në të njëjtim qytet, Volgograd, ose ish-Stalingrad. Këtu do të luhen ndeshjet Angli-Tunizi, Poloni-Japoni, Nigeri-Islandë dhe Arabia Saudite-Egjipt. Nuk dihet sepse tifozët kanë refuzuar të shkojnë në këto ndeshje, aq më pak të ndeshja e Anglisë që dihet që ka fansat më të flaktë në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"