Të gjitha skuadrat e tij në një grup në Ligën e Europës, Cana zgjedh të preferuarën: I lidhur me Lacion, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2021 | 17:42

Të gjitha skuadrat e tij në një grup në Ligën e Europës, Cana zgjedh të preferuarën: I lidhur me Lacion, por…

Shorti i Ligës së Europës ka krijuar një rastësi shumë të çuditshme për Lorik Canën. Në grupin E të këtij kompeticioni, goglat kanë vendosur tre nga skuadrat në të cilat ai ka kaluar etapa të ndryshme të karrierës.

lorik cana

Përballë njëra-tjetrës do të jenë Olimpik Marseja ku ishte kapiten, Gallatasaraj ku kaloi një sezon dhe Lacio ku qëndroi katër sezone. Duke folur për “Sky” pas shortit, ku ai vetë ishte ambasadori i finales së Ligës së Konferencës. Cana ka folur për këtë rastësi të çuditshme dhe për ekipin që do të mbështeste.

“Janë skuadra me të cilat jam lidhur ngushtë. Sigurisht, meqë jam rritur te Marseja do të bëj tifo për të. Jetoj në Romë me familjen time, ndjek ende Lacion. Kam një lidhje miqësore me Taren dhe meqë jam jam në Romë i ndjek në mënyrë të veçantë”, tha Cana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"