“Të gjitha ndeshjet i kemi fituar me ndershmëri”, Shpëtim Duro: Për titullin do të vendoset pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:13

“Të gjitha ndeshjet i kemi fituar me ndershmëri”, Shpëtim Duro: Për titullin do të vendoset pas…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Laçit ndaj Bylisit. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve për mikrofonat e “Supersport”, u shpreh se ishte një fitore shumë e rëndësishme, teksa shtoi se gjithçka për titullin do të vendoset në ndeshjet direkte me rivalët.

bandicam 2021-04-18 18-06-14-940

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, e shoqëruar me rezultatet negative dhe probleme të shumta nga dëmtimet. Është një fitore që na ndihmon për vazhdimësinë. Ishte një fitore me shumë lojtarë jashtë. Nuk është rastësi që Bytyçi, Prenga dhe Zulfiu, të luajnë . Premtojnë shumë për të ardhmen. Më vjen mirë që ata e shpërblyen besimin e dhënë.

Fituam dhe skuadra tregoi grintë nga fillimi në fund. Për sa i përket vazhdimësisë tashmë është në dorën tonë. Duhet të luajmë dhe të fitojmë. Thee se do të jetë një luftë e hapur. Të gjitha ndeshjet që kemi fituar, i kemi marrë me shpirt gare dhe me ndershmëri.

Nuabueze normalisht që pothuajse nuk e kam pasur fare. Ka pasur dëmtime, situiatë tjetër, dënimi. Veprimi i Obanorit nuk ishte i mirë. Ishit ë ngarkuar shumë dhe kjo ka edhe ndikimet e veta.

Ardit Deliu? Unë e kam thënë edhe më parë. Të 3 lojtarët e mesfushës janë shumë të mirë, por Deliu ka stabilitet të paparashikueshëm në mesfushë. Ka një nivel shumë pozitiv në të gjitha ndeshjet. Është një futbollist që në çdo skuadër, do jetë një lojtar-trajneri.

Bytyçi luajti në gjysmëfinalen e Kupës. Çdo ndeshje në këto momente është shumë e rëndësishme. Me Kastriotin do jetë ndeshje e vështirë. Pastaj do kemi dy përballje direkte me Partizanin dhe Kukësin i kemi në shtëpi. Me kundërshtarët direkte do vendoset gjithçka.”, tha Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"