Të gjitha klubet e Superiores gati për bojkotin e kampionatit të ardhshëm, vjen edhe firma e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 21:32

Të gjitha klubet e Superiores gati për bojkotin e kampionatit të ardhshëm, vjen edhe firma e Teutës

Të gjitha klubet e Kategorisë Superiore tani janë gati për bojkotin e kampionatit të ardhshëm. Klubet i bëjnë apel qeverisë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani.

kategoria superiore

Në mbledhjen e fundit mes FSHF dhe klubeve, u konstatua se ndryshimet e bëra nga qeveria nuk i japin zgjidhje klubeve të Superiores dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga qeveria në tryezën e 11 marsit 2019. Ditën e djeshme u njoftua bojkoti i kampionatit të ardhshëm nëse nuk respektohen 4 e Ligës Profesioniste të Futbollit të cilat janë:

  1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Megjithatë ajo që binte në sy ditën e djeshme në vendimin e marrë, ishte mungesa firmës së Teutës. Pikërisht kjo ka ardhur ditën e sotme dhe tashmë janë të gjitha klubet e Superiores gati për bojkot. Pra tani plotësohet kuadri i firmave dhe bëhet vendimmarrje unanime.

vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"