Te Flamurtari presin Danilon, ndaj Skënderbeut rikthehet edhe Torasa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 20:20

Te Flamurtari presin Danilon, ndaj Skënderbeut rikthehet edhe Torasa

PUSHIMI – Pas fitores me Luftëtarin, trajneri Ilir Daja i ka shpërblyer lojtarët që luajtën në këtë ndeshje me tri ditë pushim. Ata që nuk u aktivizuan do të kenë vetëm dy ditë. Përgatitjet me grupin e plotë pritet që të nisin ditën e mërkurë. Përgatitjet do të jenë në funksion të dy ndeshjeve, ku më 12 shtator i pret sfida e parë e Kupës së Shqipërisë me Shkumbinin në Peqin, më pas presin Skënderbeun në shtëpi për llogari të javës së katërt të Superiores.

flamurtari

TORASA – Ndeshjen e radhës në kampionat Flamurtari e luan në shtëpi, ku do të presë Skënderbeun. Për herë të parë që nga largimi i tij nga Korça, trajeri Ilir Daja do të jetë kundër së shkuarës. Vlonjatët do të kenë një ekip të plotë për këtë supersfidë, pasi pritet që të kthehet edhe Torasa. Argjentinasi nuk luajti ndaj Luftëtarit, pasi është në fazë rikuperimi nga dëmtimi që mori ndaj Kukësit. Torasa ka gjithë kohën e mjaftueshme për të qenë gati për Skënderbeun

ALVESH – Danilo Alvesh pritet t’i bashkohet Flamurtarit të mërkurën. Sulmuesi brazilian do të kthehet sërish në Vlorë dhe pritet që të mbërrijë gjatë kësaj jave në qytetin bregdetar. Me të mbërritur, Alvesh do të prezantohet zyrtarisht me fanellën e Flamurtarit. Braziliani ka prishur marrëveshjen me klubin turk, Afjet Afjonspor, dhe kthehet përsëri te Flamurtari duke qenë pjesë e kuqezinjve në sezonin e ri futbollistik 2018-2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"