Të fituara dhe të humbura njëkohësisht, PSG-ja dhe Lioni kanë “autostradë” në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 13:19

Të fituara dhe të humbura njëkohësisht, PSG-ja dhe Lioni kanë “autostradë” në Champions

UEFA ka qenë e prerë në vendimin e saj për të çuar deri në fund kompeticionet europiane, të cilat janë ndalur për shkak të “COVID-19”. Në këtë histori mund të dalin të fituara skuadrat e Francës si PSG-ja dhe Lioni, të cilat nuk do të kenë angazhime në Ligue 1 (për shkak se kampionati u mbyll dhe ekipi i Al Khelaifit u shpall kampion).PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

Kjo gjë do t’ua bëjë më të lehtë kalendarin këtyre dy ekipeve, të cilat do të përballen me skuadrat e tjera që do të kenë një kalendar të ngjeshur dhe sfilitës për të mbyllur sa më shpejt sezonin. Skuadrat italiane, angleze dhe ato spanjolle me shumë mundësi do të zbresin në fushën e lojës dhe për kampionatet respektive dhe do të kenë më shumë minuta në këmbë në një hark kohor të shkurtër.

Megjithatë, koha e gjatë pa luajtur mund të rezultojë një aspekt negativ për francezët, të cilët janë ndalur ashtu si pjesa tjetër e kampionateve në fundin e marsit. Një verdikt më të mirë për këtë do të na japin rezultatet e ndeshjeve në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"