“Të fitosh si trajner, më bukur se kur je futbollist”, Pirlo: Nuk i meritonim gjithë ato kritika për humbjen me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:30

“Të fitosh si trajner, më bukur se kur je futbollist”, Pirlo: Nuk i meritonim gjithë ato kritika për humbjen me Interin

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo shprehet pas fitores së Superkupës së Italisë kundër Napolit se skuadra e tij nuk e meritonte atë lumë kritikash për humbjen 2-0 në kampionat kundër Interit.
pirloooo
“Trofeu i parë si trajner – Është një gëzim i madh, akoma më shumë sesa kur je futbollist. Pas ndeshjes me Interin, duhej të tregonim krenarinë tonë. Kur futesh kështu në ndeshje, është diçka e mirë.

Kuadrado në fushë pasi u shërua nga ‘COVID’-i – Për fatin e mirë, ai ka qenë asimptomatik dhe ka punuar shumë në shtëpi. Menduam se ai nuk do të luante të gjithë ndeshjen sot. Duhet ta përgëzojmë, sepse është stërvitur vetëm dhe ka luajtur në mënyrë fantastike.

Juventusi i duhur – Do të përpiqemi të kemi këtë vazhdimësi, nga e diela në të dielë mungojnë futbollistë për shkak të dëmtimeve ose pandemisë. Nuk është e lehtë të luash me të njëjtë futbollistë, por grupi më ka ndjekur gjithmonnë. Pas ndeshjes me Interin, nuk i meritonim gjithë ato kritika”, deklaroi trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"