“Të fitojmë trofeun”, Zhang në delir pas arritjes në finale: E ardhmja e Inzagit është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 13:20

“Të fitojmë trofeun”, Zhang në delir pas arritjes në finale: E ardhmja e Inzagit është…

Stiven Zhang, presidenti i Interit, nuk mund të mos fliste pas arritjes nga skuadra e tij që pas 13 vitesh do të rikthehet për të luajtur në një finale të Champions-it.

zhang

A është ky emocioni më i madh pas titullit?

Një finale Champions-i është diçka e pabesueshme që nuk ndodh çdo sezon. Meritat shkojnë për trajnerin dhe stafin që bënë gjithçka në për arritur deri këtu.

A mund ta fitojë Interi Ligën e Kampionëve?

Gjithçka është e mundur, gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Ne besojmë në të.

Folët me babain tuaj?

Më vonë, por me siguri ai do ta ketë parë ndeshjen. Zakonisht shkon të flejë shumë vonë për të parë ndeshjet dhe nëse nuk fitojmë, më bën namin.

Si mund të ndryshojë ky rezultat historinë e “Suning”-ut me Interin?

Kemi bërë punën tonë për ta rikthyer Interin në krye, për sa kohë jemi këtu do të punojmë për ta mbajtur klubin në këtë pozicion.

Po në merkato çfarë do të bëni?

Rezultatet tregojnë se ne kemi punuar mirë në çdo merkato dhe objektivi do të jetë gjithmonë ndërtimi i një ekipi më të mirë për sezonin e ardhshëm.

Cila është cilësia më e rëndësishme e Inzagit?

Ai do të jetë trajner i Interit për shumë sezone. Kam punuar me shumë trajnerë, edhe pse jam vetëm 31 vjeç. Inzagi është i vetmi që nuk më kërkon kurrë lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"