Të fiksuar pas vëllezërve, trajneri i Besëlidhjes “shpalos” merkaton: Kemi afruar 5 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 23:22

Të fiksuar pas vëllezërve, trajneri i Besëlidhjes “shpalos” merkaton: Kemi afruar 5 futbollistë

Besëlidhja zbarkoi në fushë dje, për të startuar fazën përgatitore për gjysmën e dytë të sezonit. Lezhjanët e kanë nisur me kohë merkaton në hyrje, ndërsa veç tre serbëve (mesfushori David Angjelkoviç dhe sulmuesit Nikolla Milanoviç e Marko Milovanoviç), kanë marrë edhe dy vëllezër vendës. Bëhet fjalë për Ruben e Redon Danajn, që i janë bashkuar skuadrës. Trajneri Sinan Bardhi për “Panorama Sport” jep të parin prononcim për 2021-shin, ku shpalos edhe planin për këtë minifazë.
sinan bardhi
“Duke lënë pas krahëve fazën e parë, që u mbyll së bashku me vitin ‘e zi’ 2020, tani po mendojmë për të ardhmen. U detyruam që ta grumbullonim skuadrën që sot (dje), pasi koha që kemi në dispozicion është shumë e shkurtër. Gjatë kësaj periudhe përgatitore kemi planifikuar edhe dy takime miqësore. Të shtunën do të ndeshemi me Besën në Kavajë, ndërsa do të luajmë edhe një tjetër të mërkurën, por për momentin ende nuk e kemi përcaktuar kundërshtarin.
835574-1606633689
Redon Danaj 
Sa i përket merkatos, kemi afruar 5 futbollistë: tre serbët të cilët kanë kohë që stërviten me ne dhe 2 lezhjanët Danaj. Shpresoj që ata të na bindin. Objektivat tanë nuk ndryshojnë, pasi koha që kemi në dispozicion na lejon të rikuperojmë sasinë e pikëve për të siguruar vendin e parë. Shpresoj që ky vit do t’i kthejë Besëlidhjes lavdinë e dikurshme, kur konkurronte mes skuadrave elitare të futbollit shqiptar”, përfundon tekniku tiranas i Besëlidhjes, Sinan Bardhi.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"