Të fiksuar pas Kumbullës, Lacio ofron dy shqiptarë për të bindur Veronën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 15:36

Të fiksuar pas Kumbullës, Lacio ofron dy shqiptarë për të bindur Veronën

Inter i avantazhuar. Juventus ndjek. Lacio po bën presing për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që ka bindur në sezonin debutues në elitën e futbollit italian.

kumbula

Me fanellën e Veronës, nën regjimin me 3 mbrojtës, 20-vjeçari ka fituar vëmendjen e të gjitha ekipeve të mëdha në Serinë A dhe jo vetëm, teksa në adresë të tij ka interesime edhe nga Anglia apo Spanja e Gjermania. Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se presioni i Lacios për shërbimet e qendërmbrojtësit janë rritur dhe si për koincidencë, presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Tare po mendojnë dy shqiptarë të tjerë që të bindin veronezët.

kumbulla

Nga sa bëhet me dije, Lacio është e gatshme të ofrojë kartonët e Riza Durmishit si dhe Valon Berishës. Jo vetëm kaq, pasi veç dy shqiptarëve, bardhekaltrit mund të përfshijnë në këtë operacion edhe Uallas. Kjo është tentativa më e fundit e Lacios jo vetëm për të mposhtur avantazhin e Interit dhe konkurrencën me Juventusin, por edhe për të ulur në maksimum kërkesën e Veronës për 35 milionë euro që të lërë të lirë qendërmbrojtësin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"