Të fiksuar pas Kumbullës, klubi francez hyn në “valle” për mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2020 | 0:12

Të fiksuar pas Kumbullës, klubi francez hyn në “valle” për mbrojtësin e Kombëtares

Shtohet lista e klubeve të interesuara për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. Sipas L’Eqiupe, francezët e Lionit, kanë hedhur grepin për shqiptarin që aktivizohet te Verona.

marash-kumbulla

Kujtojmë që më herët klube prestigjioze kanë piketuar Kumbullën, si mbrojtësin e së ardhmes, ndërkohë që është raportuar se zikaltërit e Interit, kanë arritur një akord paraprak, gjithsesi interesimet e skuadrave të tjera nuk mungojnë.

Kumbulla-De-Ligt

Gjithashtu, Lioni po shikon edhe opsione të tjera, në rast se tratativa për të marrë Kumbullën dështon. Bëhet fjalë për mbrojtësit Robson Bambu, Aisa Mandi dhe Meruh Demiral.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"