“Të fejuarën e inatos duke luajtur ‘Play Station’ si fëmijë”, ana tjetër e Marash Kumbullës: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 21:04

“Të fejuarën e inatos duke luajtur ‘Play Station’ si fëmijë”, ana tjetër e Marash Kumbullës: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Është në qendër të të gjitha ekipeve euro piane. Marash Kumbulla, vetëm 20 vjeç, po shkëlqen në sezonin debutues në Serinë A me Veronën, teksa ka gjetur edhe rrugën e një goli. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për “Sport Week”, ai ka treguar mbrojtësit nga të cilët frymëzohet, zgjedhjen për Shqipërinë dhe aventurën aktuale me ekipin e Veronës.


Kumbulla7

KOMBËTARJA – “Kam zgjedhur që të luaj me Kombëtaren shqiptare sepse e gjithë familja ime është shqiptare. Edhe unë ndihem shqiptar. Mentalitet të ndryshëm shqiptarët? Është çështje stimujsh: Në përgjithësi vijnë nga situata më të vështira në krahasim me ato ku rriten fëmijët italianë dhe për të dalë prej saj, nevojitet uri dhe një dëshirë e veçantë”.

KARANTINA – “Pandemia më mësoi të mjaftohem me gjërat e vogla. Pata mundësi që të kaloj më shumë kohë me familjen dhe kam mësuar të bëj rizoto. Jam kënaqur me gjithçka, edhe pse më mungonte përditshmëria, Greta (e fejuara) dhe stërvitjet”.

SERIOZ –
“Ndihem ende pak fëmijë, në sensin që më pëlqen të luaj. Kam ende teka për ‘Play Station’: Luaj edhe kur Greta do vëmendje dhe me të drejtë inatoset”.

NISJA –
“Në moshën 4-vjeçare, babai më regjistroi në shkollën e futbollit në Peskiera. Donte të më përcillte pasionin e tij. Duhet thënë se shkoi mirë (qesh…). Edhe vetë isha i lumtur që shkoja në stërvitje. Më pëlqen akoma pasi për mua stërvitja është gjithçka. Verona? Mendoj se çdo futbollist i ri ëndërron të luajë për ekipin e qytetit. Pasi bëra disa prova te Hellas, më morën”.

TË ARDHURAT –
“Me pagën e parë si futbollist qerasa familjen time me një darkë. Nuk jam i fiksuar pas shpenzimeve, por i plotësoj vetes disa veshje apo lojëra”.

STUDIMET –
“Futbolli nuk më pengoi për studimet. Jam në vitin e fundit të shkollës për administrim, financë dhe marketing. Shkolla më ndihmon dhe më ka dhënë mundësinë të studioj nga shtëpia. Edhe para bllokimit nga pandemia”.

ROLI – “Argëtohem të jem mbrojtës. Më pëlqejnë duelet ajrore si dhe kontaktet fizike. Nuk ka gjë më të kënaqshme se të shpëtosh ekipin si mbrojtës i fundit”. 

PIKAT E FORTA…- “Gjatë lojës jam shumë i përqendruar, i ftohtë dhe i vendosur. Aspekte të karakterit tim. Kur luaj ‘Play Station’ ose me letra me miqtë, nëse ata fitojnë, entuziazmohen dhe nëse humbin, dëshpërohen. Unë nuk e vras mendjen”. … 

DHE TË DOBËTAT – “Mendoj se limiti im më i madh është ‘këmba e dobët’: Duhet të përmirësohem me të majtën. Vë re shpesh që duhet të përmirësoj vendosjen”.

 TRAJNERI JURIÇ – “Ai është një punëtor i madh, motivues dhe di si t’i stimulojë lojtarët që të japin më të mirën. Mua më ka dhënë shumë. Ai më bëri që të rigjeja inatin e konkurrencës vitin e kaluar. Diçka të cilin vitin e kaluar e humba pak prej dëmtimeve”.

 EKIPI – “Në stërvitje, Pacini më jep shumë këshilla se si t’i ndaloj sulmuesit. Ai më mësoi të mos qëndroj shumë afër sulmuesve për t’i parandaluar të më bëjnë finte dhe të më driblojnë”.

 MODELET – “Që kur isha fëmijë, e kam admiruar shumë Kielinin për frymën konkurruese. Tre mbrojtësit më të fortë? Van Dijk për forcën fizike, Serxho Ramos për përvojën dhe grintën si dhe De Vraj për aftësinë e të lexuarit të aksioneve”.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"