“Të fala Koço Kokëdhimës”, te Tomori nuk e harrojnë ngjarjen e 2 sezoneve më parë. Ja çfarë ndodhi të shtunën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 18:39

“Të fala Koço Kokëdhimës”, te Tomori nuk e harrojnë ngjarjen e 2 sezoneve më parë. Ja çfarë ndodhi të shtunën

Tomori e mposhti Besën me rezultatin 1-0, në një ndeshje shumë të bukur nga të dyja skuadrat, aty ku vendosi gjithçka goli i Mikel Cankës në minutën e 37′. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet nga ndeshja e zhvilluar në Berat:

bandicam 2020-12-19 13-29-40-264

– Takimi ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit dhe biznesmenit të njohur beratas Eduart Manaj, që është ndarë së fundmi nga jeta.

– Nexhat Bizhdili e ndoqi ndeshjen me Bledar Durën, i cili dikur ka qenë portier te Besa.

– Plot shtatë minuta shtesë u dhanë në përfundimin e kohës së rregullt, por realisht u luajt shtesë mbi shtesë.

– Pas daljes nga fusha të kapitenit Hyseni, shiritin e mbajti Dobra.

– Nga tribuna qendrore, tifozët beratas në përfundim të takimit i janë drejtuar Artan Mërgjyshi me fjalët: “Të fala Koço Kokëdhimës”. Thelb i këtij mesazhi janë ngjarjet e dy sezoneve më parë, kur Tomori u dënua nga Disiplina për shkak të humbjes së shumëpërfolur me Apoloninë.

– Takimin e ka ndjekur edhe Gugash Magani. Trajneri i Egnatias ka vëzhguar kundërshtarin e kësaj mesjave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"