Te Erzeni e shihnin si goditjen e madhe, “zhduket” braziliani Fernando

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 19:21

Te Erzeni e shihnin si goditjen e madhe, “zhduket” braziliani Fernando

Mesfushori brazilian, Fernando Armando dos Santos, sipas të gjitha gjasave i ka mbyllur llogaritë me Erzenin. “Panorama Sport” mëson se prej dy ditësh 27-vjeçari nuk është paraqitur në stërvitje me shijakasit.

Fernando Armando

Duket se palët nuk kanë gjetur një marrëveshje, pavarësisht se braziliani u stërvit për një kohë të gjatë nën urdhrat e trajnerit Xhevahir Kapllani. Fillimisht pati zëra se Fernando kërkoi largimin, duke rritur pretendimet e tij për kontratën që i kishin ofruar shijakasit. Madje, u përfol edhe për një kalim te Bylisi, por fakt është që ai nuk po stërvitet me Erzenin.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, ndërkohë që ekipi po përgatitet për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Vllaznisë, që do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Trajneri Kapllani pret edhe të paktën tri përforcime, kryesisht në fazën ofensive, aty ku skuadra ka mangësi në përbërje. Reparti ku stafi mendon se e ka të kompletuar është ai i mbrojtjes.

PANO)RAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"