Te Elbasani përgatiten për sezonin e ri, licensimi nuk diskutohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2020 | 13:44

Te Elbasani përgatiten për sezonin e ri, licensimi nuk diskutohet

Edhe pse në Elbasan situata është disi më e paqartë, për shkak se nuk janë licencuar për Kategorinë e Parë, stërvitja vazhdon normalisht. Klubi e ka ankimuar vendimin dhe ka shumë shpresa për licencimin.

Elbasani goli logo

Për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku pohon se me këtë çështje po merret presidenti, ai vazhdon punën me ekipin. “Me licencimin po merren drejtuesit, konkretisht presidenti Laze. Di që jemi në rrugë të mbarë dhe janë plotësuar kushtet.

Detyra ime është të përgatis skuadrën për kampionatin e Kategorisë së Parë, ku meritojmë të luajmë. Merkato? Mund të flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion, ndonëse si gjithë trajnerët pres ndonjë dhuratë.

Nëse vjen, është më mirë, nëse nuk vjen do ta përballojmë me kontigjentin që kemi. Kam besim te këta djem, presim vetëm startin. Edhe për ne është e njëjta situatë sa i përket mungesës së futbollit zyrtar. Tani vazhdojmë stërvitjen”, u shpreh për gazetën tekniku elbasanas, i cili për të dytin vit radhazi do të drejtojë verdheblutë.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"