Të dyja duan të shpëtojnë, Partizanit i bën punë edhe barazimi me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 16:04

Të dyja duan të shpëtojnë, Partizanit i bën punë edhe barazimi me Vllazninë

Partizani dhe Vllaznia janë dy nga emblemat e futbollit shqiptar, por sot këto dy klube do të përballen jo për synime që i shkojnë përshtat historisë. Sfida e sotme nuk luhet për trofe, por për të siguruar mbijetesën në Superiore. 

Partizani-Vllaznia

Partizanit i mjafton edhe një pikë në këtë sfidë për të shmangur zonën “play out”, ndërsa shkodranëve u duhet vetëm fitorja me shpresën për të shmangur të keqen. Tani sfida është direkte, pasi para dy sezonesh Partizani indirekt ndikoi në rënien e Vllaznisë, përpos se fituan në Korçë. Me humbjen ndaj Kamzës, të kuqtë i bënë gjëmën Vllaznisë, duke zbritur në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"