Te Dinamo tani janë të qetë, zgjidhet çështja e borxhit për Isli Hidin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 14:42

Te Dinamo tani janë të qetë, zgjidhet çështja e borxhit për Isli Hidin

Dinamo mbylli një sezon jo pak të sikletshëm, ku e nisi me trajner Igli Allmuçën. Më pas klubi kaloi në duart e një kompanie italiane më në krye Marko Pontrelin. Vendin e Allmuçës në stol e zuri italiani Mauro Manzoni, por aventura e tij zgjati pak dhe në krye të bluve u emërua ish-sulmuesi i Juventusit, Fabricio

Kamarata.isli hidi

Me ardhjen e tij gjërat nisën të ndryshojnë për mirë dhe në fund ekipi shpëtoi nga rënia nga kategoria. Tashmë drejtuesit e Dinamos kanë kohën e nevojshme për të hartuar një plan të mirëfilltë për sezonin e ri. Me përfundimin e kampionatit, drejtuesit e klubit kanë përshëndetur lojtarët dhe stafin, pa dhënë një datë se kur do të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Gazeta mëson se ka pasur ankesa lojtarësh për çështje të prapambetura financiare dhe kanë ndërhyrë presidenti Pontreli dhe administratorit Barushi për t’i sqaruar. Çdo gjë do të sistemohet në një moment të dytë, pasi drejtuesit duket se kanë shlyer detyrimin e mbartur nga klubi të Isli Hidit. Ata kanë rënë dakord me Hidin për borxhin nga sezoni 2010-2011 dhe i kanë shlyer një pjesë të mirë të tij. Edhe pse blutë janë pushim në këtë moment, drejtuesit e klubit po punojnë për të afruar futbollistë të rinj, kryesisht italianë, por dhe shqiptarë, të cilët tashmë janë piketuar.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"