Te Dinamo problemi janë golat, Çinedu në rënie të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 23:37

Te Dinamo problemi janë golat, Çinedu në rënie të lirë

Stefen Çinedu është titullar i padiskutueshëm te Dinamo. Sulmuesi nigerian ka luajtur gjithmonë nga minuta e parë në formacionin e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Cinedu goli

Ai ka dhënë sinjale pozitive në javët e para dhe ka shënuar 3 gola deri tani, por në dy ndeshjet e fundit, në humbjen 2-0 ndaj Tiranës në Kupë dhe në barazimin 1-1 me Egnatian, ka lënë për të dëshiruar.

Çinedu ka zhgënjyer sidomos me disa raste flagrante të humbura në këto ndeshje, duke e bërë skuadrën të vuajë. Ndoshta mund të jetë konsumim fizik, por në këtë situatë mund të ndikojë edhe fakti se ai nuk ka rivalë për formacionin. Fakti që e di se do të jetë gjithmonë në fushë mund të ketë ndikuar dashje pa dashje në rendimentin e sulmuesit dinamovit.

Vetë ai është shprehur se nuk është i kënaqur nga vetja dhe me golat që ka shënuar, por ndaj Egnatias ishte ndër më të dobëtit. Dinamo ka sulmues qendre edhe Skukën, por ai është preferuar në krah nga trajneri Shkëmbi, kurse Mario Gjata nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"