Te Dinamo duan mbështetje, dy legjenda të pranishme në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 13:10

Te Dinamo duan mbështetje, dy legjenda të pranishme në “Loro Boriçi”

Presidenca e Dinamos ka kërkuar së fundmi që legjendat e klubit blu të jenë sa më afër ekipit për ta mbështetur atë qoftë edhe moralisht.

dinamo

Kësisoj, dje në tribunën qendrore të stadiumit “Loro Boriçi” janë parë dy figura të shquara të futbollit dinamovit dhe atij shqiptar, pikërisht Sulejman Demollari dhe Farruk Sejdini. Të dy janë përshëndetur dhe ngacmuar jo pak me batuta me tifozët shkodranë.

Natyrisht, pas ndeshjes kanë dalë të zhgënjyer nga stadiumi për rezultatin, por natyrisht edhe për mënyrën se si u luajti Dinamo. Bashkë me Sejdinin dhe Demollarin ishin edhe ishlojtarë të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"