Të dielën luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 15:27

Të dielën luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen ditën e diel në datën 27 maj ora 19:00 në “Elbasan Arena” për finalen e Kupës së Shqipërisë.

finalja-e-kupes-2018

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF lajmëron se biletat janë në shtije në ëebsitin e FSHF, në shitje fizike pranë dyqanit të FSHF-së në qytetin e Tiranës dhe ditën e enjte me datë 24 maj fillon shitja në qytetin e Korçës tek kancelaria përballë kinemasë, ditën e premte me datë 25 maj do të jenë në shitje në qytetin e Elbasanit në biletarinë pranë stadiumin.

Tifozët e Skënderbeut do të jenë të pozicionuar në sektorët C1, C2 dhe C3, ndërsa ata të Laçit në sektorë, G1, G2, G3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"