Te Çelsi elegant, në “Anfiled” muskuloz. Transformimi befasues i Momo Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:47

Te Çelsi elegant, në “Anfiled” muskuloz. Transformimi befasues i Momo Salah

Muskuj, shumë muskuj. Kjo ishte ajo që u ra në sy tifozëve ndërsa shikonin festën e Salahut pas golit të dytë ndaj Junajtidit në “Anfield”. Sulmuesi egjiptian e festoi golin e 2-0 në minutën e 93-të, duke hequr fanellën dhe treguar edhe një herë se si është transformuar fiziku i tij nga vitet kur luante me Çelsin. 

Salah

Ritualet e 27-vjeçarit përfshijnë shumë orë në palestër dhe joga. Edhe shoku i tij Lovren e thumboi egjiptianin, duke postuar një foto të bisedës së tyre në “WhatsApp”, ku Momo i dërgoi foton e festës së tij dhe mbrojtësi kroat e pyeste me humor: “Çfarë doje të tregoje?” Përgjigjja e Salah: “Asgjë, e dërgova gabimisht”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"