Te Burreli ende shpresojnë për vendin e parë, trajneri Hoti: Do luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2021 | 14:36

Te Burreli ende shpresojnë për vendin e parë, trajneri Hoti: Do luftojmë deri në fund

Kur kanë mbetur 180 minuta nga Kategoria e Parë, Burreli nuk është dorëzuar. Fitorja e një jave më parë ndaj Vorës i jep ende shpresa për ngjitjen. Nëse mundim sot Korabin dhe ndalet Dinamoja e vendit të parë, atëherë shanset janë që të kapin elitën si kryesuese. Renato Hoti beson te pikët kundër dibranëve, ndonëse e parashikon një transfertë delikate.

BURRELI DINAMO

Trajneri i komanduar në këtë fund sezoni (pas dorëheqjes së Samuel Nikajt), paralajmëron edhe dinamovitët. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë: “Jemi impenjuar në maksimum gjatë gjithë javës. Është përballje e vështirë, por ne besojmë te pikët. Fitorja ndaj Vorës i ka motivuar djemtë, ndaj nuk kemi në plan që të dorëzohemi. Ne do të luftojmë fort deri në javën e fundit.

Pavarësisht se si i kanë bërë llogaritë të tjerët, ne kemi tonat. Burreli ka treguar kualitet në këtë kampionat dhe do të vazhdojë ta tregojë këtë deri në ndeshjen e fundit, që është ajo me Dinamon në shtëpinë tonë”. Në zonën “play off” duket gjithçka e hapur, ndonëse kryeqytetasit janë më të favorizuar me 44 pikë. Burreli është me 4 pikë më pak, ndaj edhe beson te rokada e mundshme.

DRITAN KURTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"