Te Burreli besojnë te kthesa, Patushi: Pres reagim ndaj Erzenit, por jo çmendurira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 12:15

Te Burreli besojnë te kthesa, Patushi: Pres reagim ndaj Erzenit, por jo çmendurira

Burreli harron humbjen me Korabin dhe përqendrohet te një tjetër transfertë. Matjanët do të përballen me Erzenin, ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Koha ka qenë e limituar, e megjithatë skuadra është gati.

Patushi-Saimir

Saimir Patushi beson se lojtarët do të reagojnë, ndonëse e cilëson të vështirë këtë 90-minutësh. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri rrëfen çfarë nuk shkoi si duhet në derbin e qarkut. Këtë herë do të aktivizohet edhe Efijong Ejoh, edhe pse ishte menduar që do të luante ndaj dibranëve. “Uroj që ekipi të reflektojë nesër (sot). Mundësitë i ka, por jo të bëjë çmendurira.

Pres që të japin atë çfarë u pa në pjesën e dytë në Dibër. Nuk duhet të rrinë ‘të vegjël’, por të zgjohen. Nuk e meritojmë që të jemi në të tilla pozita, pra në vendin e gjashtë. Unë respektoj çdo kundërshtar njësoj, si Erzenin ashtu edhe të 14 ekipet e tjera.

patushi

Për mua është shumë e qartë dhe pres vetëm një gjë: skuadra të përgjigjet mirë në fushë dhe nëse kjo ndodh, Erzeni dhe kushdo qoftë do të jenë thjesht ndeshja e radhës. A do luajë Ejoh? Efiongu po stërvitet mirë. Mbase do ketë minuta, por s’duhet ta humbasim. Duhet të jemi të kujdesshëm me të”, përfundoi Patushi.

DRITAN KURTI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"