Të bindur se nuk do bien nga kategoria, drejtuesit fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2020 | 13:10

Të bindur se nuk do bien nga kategoria, drejtuesit fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm

Tërbuni është një nga skuadrat që luftojnë për mbijetesë në Grupin A në Kategorinë e Parë. Drejtuesit janë të bindur se ky objektiv do të arrihet dhe ndihen të qetë, pavarësisht situatës që është krijuar në vendin tonë.

gAta janë në pritje të vendimit për rikthimin në fushë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Lojtarët janë të shpërndarë dhe mbajnë kontakte të përditshme me trajnerin Edmond Dalipi. Pukjanët janë stërvitur në kryeqytet gjatë këtij sezoni, pasi pjesa më e madhe e futbollistë janë nga Tirana dhe qytete të tjera.

Ndërkohë që kampionati është i pezulluar, drejtuesit e ekipit bëjnë me dije se po mendohet që tani edhe për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që Tërbuni të mos jetë në ujërat e mbijetesës, por një ekip kompetitiv në grupin e tij.

Ditmir Pemaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"