Te Besa presin fitoren ndaj Egnatias, Mërgjyshi: Triumf për vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 13:15

Te Besa presin fitoren ndaj Egnatias, Mërgjyshi: Triumf për vendin e dytë

Vendi i dytë mund të arrihet nga Besa, por kusht është fitorja me Egnatian. Edhe barazimi do ta penalizonte dhe këtë e shpreh trajneri Artan Mërgjyshi.

Mergjyshi Besa

“Me nisjen e fazës së tretë, çdo ekip bën llogaritë e tij. Në grupin tonë, të gjithë kanë ambicie e mundësi të renditen të parët ose të dytët. Do të ketë përballje të dyfishta mes 4 ekipeve dhe krijohet mundësia për një garë shumë më të fortë se në dy fazat e para. Llogaritë e Besës janë të luajmë për vendin e dytë, pasi besoj se si Egnatia ashtu dhe Tomori kanë avantazhet e tyre krahasuar me ne. Në këtë situatë, ne duhet të hyjmë në fushë me Egnatian vetëm për fitore. Ky do të jetë objektivi ynë, pa mohuar vlerat dhe ambiciet e drejta të kundërshtarit.

E vlerësojmë maksimalisht për atë që kanë bërë këtë sezon, por sikurse citova më lart, secili ekip bën llogaritë e veta. Për herë të parë do ta kem të gatshëm të gjithë grupin, me përjashtim të mbrojtësit Kukaj. Kjo më bën të besoj te suksesi, por duhet të jemi të kujdesshëm në prapavijë e sa më të saktë para portës. Si trajner, përtej dëshirës e ambicies tonë, pres të jetë një ndeshje e luftuar ku çdo gabim i secilës palë do t’u kushtojë ndoshta ndeshjen”, u shpreh Mërgjyshi për “Panorama Sport”. Presidenti Bizhdili gjatë gjithë javës ka qenë pranë ekipit dhe i ka motivuar me të gjitha mënyrat për këtë takim.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"