Te Besa nuk nxitohen në merkato, objektiv i kavajasve është afrimi i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 21:46

Te Besa nuk nxitohen në merkato, objektiv i kavajasve është afrimi i…

Besa ka nisur rikonfirmimet për sezonin e ri. Pasi kanë nënshkruar sërish titullarë si Alsid Tafili dhe Ledian Muçaj, te verdhezinjtë ka të tjerë futbollistë, kontrata e të cilëve mbetet afatshkurtër, duke nisur me portierin Dobjani, mbrojtësit Perja e Zeqiri, për të vijuar me mesfushorin Zekolli e sulmuesit Mecja e Kaina.

tomori-besa

Këtë periudhë merkatoje, Besa ka njohur jo pak largime. Kontrata me kavajasit i ka mbaruar portierit Kuka, mbrojtësve Kukaj e Moqi, mesfushorit Sefa, e gjithashtu sulmuesit Peqini. Disa javë më parë, presidenti Nexhat Bizhdili ka lënë të lirë brenda kontratës tre futbollistë të rinj si Kacbufi e Lila, që shkuan tek Egnatia dhe Shimaj te Vllaznia.

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar Bizhdili edhe më parë me Lushkjen apo Deliun, që shkuan te Laçi, si dhe Dajsinanin te Skënderbeu. Nisja e kampionatit më 11 shtator duket se ka ndikuar që klubi të mos ngutet në merkato, por të “hedhin” në sitë të gjitha afrimet. Deri në këto momente është afruar vetëm mbrojtësi i krahut të majtë, Nertil Hoxhaj.

F.FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"