“Të bashkuar kundër racizmit”, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë në Premier League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 15:16

“Të bashkuar kundër racizmit”, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë në Premier League

Lojtarët e Premier League do të gjunjëzohen para dy ndeshjeve të fundjavës së ardhshme për të treguar unitetin e tyre kundër racizmit.

sdfsdfsdfsdffd

Ndeshjet e nivelit më të lartë të futbollit anglez ndërmjet 8 dhe 16 tetorit do t’i kushtohen fushatës “Nuk ka vend për racizëm”.

Kapitenët e klubit ranë dakord para sezonit që ata të uleshin në gjunjë në momente të rëndësishme për të demonstruar gjestin kundër racizmit. Lojtarët gjithashtu do të gjunjëzohen në ndeshjet e Boxing Day dhe në finalet e Kupave.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Riçard Masters tha: “Ne mbështesim vendimin e marrë nga lojtarët për tu gjunjëzuar në momente specifike gjatë sezonit dhe ne do t’i përdorim këto ndeshje për të promovuar më tej anti-diskriminimin dhe edukimin e tifozëve. Ne vazhdojmë të punojmë shumë për të trajtuar diskriminimin dhe për të përmirësuar mundësitë brenda lojës, në përputhje me planin tonë të veprimit ‘Nuk ka vend për racizëm’. Ne e dimë se mund të bëhet më shumë për të hequr barrierat dhe se futbolli do të përfitojë nga diversiteti më i madh në të gjitha fushat e sportit”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"