Te Barcelona nuk duan të rrezikojnë me dëmtimin e Manajt, kujdes maksimal për sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:07

Te Barcelona nuk duan të rrezikojnë me dëmtimin e Manajt, kujdes maksimal për sulmuesin e Kombëtares

Rei Manaj po shfaq një super formë me Barcelonën e madhe teksa në dy sfidat miqësore ka realizuar 4 gola, ekzaktësisht 3 gola ndaj Gimnastik dhe një gol ditën e djeshme ndaj Gironës.

MANAJ

Ndaj këtyre të fundit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare pësoi një goditje në kokë duke u zëvendësuar.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, ish-sulmuesi i Interit do të qëndrojë 24 orë në mbikëqyrjen e mjekëve për të parë gjendjen e tij dhe pritet që në ditët në vijim të rikthehet sërish në përgatitjet për sezonin e ri.

Rei Manaj po zhvillon një fazë përgatitore të kënaqshme dhe nëse vazhdon kështu, trajneri Kuman mund të shfrytëzojë cilësitë dhe aftësitë e Manajt edhe tek ekipi i parë i Barcelonës për sezonin e ri futbollistik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"