Te Barcelona mendojnë për rinovimet, gati të blindojnë “shtyllën” e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 19:06

Te Barcelona mendojnë për rinovimet, gati të blindojnë “shtyllën” e ekipit

Mark-Andre Ter Shtegen është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, i cili ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.TER STEGEN

Pikërisht për shkak të formës së mirë që gjermani ka treguar, katalanasit po mendojnë t’i rinovojnë kontratën. Sipas asaj që shkruan “Marca”, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për rinovimin e kontratës me lojtarin.

Ndonëse kontrata e portierit me spanjollët skadon në vitin 2022, drejtuesit po mendojnë të blindojnë 27-vjeçarin me një kontratë afatgjatë.

Për shkak të formës së mirë që po kalon, Ter Shtegen ka ngjallur polemika edhe te Gjermania, pasi dëshiron të aktivizohet më shumë dhe jo të jetë një rezervë e Manuel Nojerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"